Çipi: Do t’i drejtohemi popullit me referendum për Ligjin e Barazisë Gjinore
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 19:37
Publicisti dhe aktivisti Kastriot Çipi ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për Ligjin e Barazisë Gjinore dhe qëndrimin e tij kritik ndaj këtij ligji.
Gjatë bisedës, Çipi njoftoi se ka vendosur t’i drejtohen popullit përmes një referendumi, pasi sipas tij peticionet dhe format e tjera të reagimit publik nuk kanë sjellë rezultat.
“Kemi vendosur t’i drejtohemi popullit me një referendum, sepse peticionet nuk zgjidhin asgjë.
Nuk shohim zgjidhje tjetër, pasi forcat politike nuk kanë treguar vullnet për të mbrojtur familjen,” u shpreh ai
