Çipi: Togfjalëshi “identitet gjinor” kërcënim për brezin e ri
Publicisti dhe aktivisti Kastriot Çipi ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli rreth Ligjit për Barazinë Gjinore dhe mënyrës se si ai trajton çështjet e identitetit gjinor në Shqipëri.
Gjatë bisedës, Çipi shprehu rezervat e tij ndaj përmbajtjes së ligjit, duke theksuar se përdorimi i togfjalëshit “identitet gjinor” është një arsye e mjaftueshme për të mos e mbështetur këtë ligj dhe të ngjashmit e mëparshëm.
“Më mjafton togfjalëshi ‘identitet gjinor’ për të mos pranuar këtë ligj, por edhe ligjet e mëparshme ku gjendet ky term.
Ai, ndonëse përdoret shpesh, nuk ka një përkufizim të qartë në ligjet shqiptare dhe përbën një kërcënim për brezin e ri.
Ne nuk kemi nevojë për shumë për të kuptuar se çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri,” – u shpreh Çipi në fjalën e tij.
