Përplasje mbi konceptin e “identitetit gjinor”

Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai u zhvillua një diskutim mes publicistit dhe aktivistit Kastriot Çipi dhe Ejnxhi Pepës nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, lidhur me Ligjin për Barazinë Gjinore dhe interpretimin e termit “identitet gjinor”.

Gjatë diskutimit, Çipi iu drejtua Pepës me pyetjen se në cilin dokument ligjor përfshihet e drejta për të ndryshuar identitetin “mëngjes, drekë e darkë”, duke vënë në dyshim përkufizimin dhe përdorimin e këtij termi në legjislacionin shqiptar.

Nga ana tjetër, Ejnxhi Pepa theksoi se pabarazitë ligjore dhe shoqërore nuk lidhen me terminologjinë, por me pritshmëritë e ndryshme që shoqëria ka ndaj grave dhe burrave.