Kastriot Çipi ironizon ligjin: “Ndihem zonjë e hekurt”
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai u zhvillua një mes publicistit dhe aktivistit Kastriot Çipi dhe Ejnxhi Pepës nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, lidhur me kuptimin dhe ndikimin e Ligjit për Barazinë Gjinore.
Gjatë diskutimit, Ejnxhi Pepa theksoi se ligji nuk lidhet me kromozomet, por me të drejtat dhe barazinë shoqërore mes grave dhe burrave. “Ligji për barazinë gjinore nuk ka të bëjë me kromozomet.
Ai synon të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë, pavarësisht gjinisë apo identitetit,” tha Pepa.
Nga ana tjetër, Kastriot Çipi kundërshtoi këtë qasje, duke shprehur rezerva mbi mënyrën se si trajtohet çështja e identitetit gjinor në ligj. “Unë mund të jem grua, pavarësisht si ndihem.
Si ndihesh? Ndihem ‘zonjë e hekurt’,” – u shpreh Çipi me ironi, duke nënvizuar se, sipas tij, ligji hap rrugë për interpretime të paqarta të gjinisë.
