Kera debat me Pepën: Ku është shkruar që ndërrohet gjinia?

Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai u zhvillua një debat mes teologut Vladimir Kera dhe Ejnxhi Pepës nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, lidhur me interpretimin e Ligjit për Barazinë Gjinore.

Gjatë diskutimit, Kera ngriti pyetje mbi mënyrën se si trajtohet çështja e identitetit gjinor në ligj, duke kërkuar sqarime mbi bazën shkencore dhe ligjore të këtij koncepti.

“Kush studiues e dallon këtë? Ku është e shkruar që mund të ndërrohet gjinia?” – pyeti Kera gjatë debatit, duke theksuar se çështja krijon konfuzion dhe ngre shqetësime të thella kulturore e arsimore.

Nga ana tjetër, Ejnxhi Pepa mbrojti qëndrimin se ligji për barazinë gjinore synon të mbrojë të drejtat e barabarta të çdo individi, pa paragjykime dhe pa cënuar vlerat familjare.