Ejnxh Pepa: Ligji promovon barazinë mes grave dhe burrave

Në emisionin “Epiqendër” me gazetaren Sonila Musai, përfaqësuesja nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Ejnxh Pepa, foli për rëndësinë e Ligjit për Barazinë Gjinore dhe ndikimin e tij në shoqëri.

Gjatë bisedës, Pepa theksoi se ligji për barazinë gjinore nuk synon ndarjen, por forcimin e familjes dhe shoqërisë, duke krijuar kushte të barabarta për gra dhe burra, vajza dhe djem.