PAMJET+EMRI/ Të shtëna më armë në Rinas, ekzekutohet anëtari i grupit të Emiljano Shullazit. Një tjetër i plagosur
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë të martë në Rinas, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit, Gilmando Danin.
Po ashtu një person ka mbetur i plagosur, i cili ka qenë brenda në makinë me Danin.
Nga të dhënat e para të siguruara dyshohet se është qëlluar me armë nga dy automjete, të cilat janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Një nga makinat e autoreve mesohet se eshte tip "Toyota" me targa greke.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me një mjet Benz luksoz, ngjyrë të bardhë me targa ABO99U.

Ora News siguroi pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku dallohet se viktima kishte mbetur i mbyllur brenda në mjet dhe policët u detyruan të thyejnë xhamin
