Jordani, Sekretari Kerry viziton refugjatët sirian

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka vizituar sot kampet e refugjatëve sirian në Jordani.Ai është takuar me katër gra dhe një burrë në kampin Zaatari, në afërsi të kufirit me Sirinë, i cili strehon mbi 100,000 njerëz.Kerry ishte shoqëruar gjatë kësaj vizite nga Ministri i Jashtëm i Jordanisë Nasser Judeh.Gjatë takimit të Kerry me refugjatët, që të gjithë i kërkuan atij që Shtetet e Bashkuara të vendosin ndalimin e fluturimeve në Siri, në mënyrë që të parandalohen sulmet ajrore të forcave qeveritare.Sekretari i shtetit tha se “një varg opsionesh janë duke u analizuar” por shtoi se asnjë zgjidhje nuk është e thjesht për Sirinë.Rreth 600,000 refugjatë sirian jetojnë tani në Jordani, ndërsa ky shtet po bënë përpjekje që të përballojë praninë e tyre.Shtete tjera fqinje të Sirisë, si Libani dhe Turqia, po ashtu kanë ofruar strehim për qindra mijëra refugjatë që u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.