Kapitullim pa kushte në Berat, Pavlo Shkarpa rreshton shkaqet në "Ora News": PD e Opozita kanë probleme serioze, nuk mundet PS-ja me këto metoda
Pas numërimit të 116 kutive, fitues në Bashkinë Beratit ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, ose 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit
Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.
Ky i fundit në një reagim në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi shkaqet e kësaj humbjeje katastrofike.
“Nuk mund të fitosh ndaj kësaj mazhorance që është një falsifikatore e madhe. Këta janë manipulues të mëdhenj.
Unë isha 50 kilometra larg kandidatit të PS-së por prapë nuk fitova. PS-ja është një parti që punon me laps në dorë, me patronazhistë e gjëra. Por punësuan edhe njerëz të Partisë Demokratike duke e përçarë atë.
Këto vota që mora në Berat janë vota bio të miat. Por jo e gjithë Partia Demokratike ndihmoi në zgjedhje.
Këtu nuk erdhi as Agron Shehaj, as Adriatik Lapaj, po ashtu nuk erdhën shumë figura të rëndësishme të PD-së.
Nuk po them për Eno Bozdon, por të tjerët nuk erdhën të më ndihmonin”, u shpreh ndër të tjera kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme të Beratit, Pavlo Shkarpa.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PAVLO SHKARPËN, KANDIDAT I PAVARUR I MBËSHTETUR NGA OPOZITA

