Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, sociologia Entela Binjaku shpjegon arsyet “e bojkotit”: Ka humbur besimi tek politika

Zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan këtë të diel që lamë pas në 5 bashki të vendit të vetmen surprizë që dhuruan ishte pjesëmarrja tejet e ulët e qytetarëve në votimet për kryebashkiakun e tyre.

Por pse u shënua ky bojkot masiv?

Sociologia Entela Binjaku në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” rreshtoi arsyet e kësaj mospjesëmarrjeje.

“Ajo që u shënua në zgjedhjet e djeshme, sidomos në zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, ku u shënua pojesëmarrja më e ulët, është tregues i qartë i nivelit të demokracisë që po përjetojmë.

Kjo është një tregues i qartë që qytetarët janë mosbesues ndaj klasës politike”, u shpreh ndër të tjera sociologia Entela Binjaku.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGEN ENTELA BINJAKU