Profili i Tsarnaev në "Rolling Stone" zemëron amerikanët
Revista amerikane "Rolling Stone" ka shkaktuar një stuhi reagimesh dhe një valë zemërimi pasi në numrin e fundit personazh kryesor është i akuzuari kryesor për silmet me bomba në mataronën e Bostonit Dzhokhar Tsarnaev.Revista tha se kishte bërë një një profil të Tsarnaev dhe Janet Reitman editor të Rolling Stone, kaloi dy muaj duke intervistuar miqtë dhe familjen e 19 vjeçarit për shkruar këtë artikull. I riu me origjinë çeçene u deklarua i pafajshëm javën e kaluar për të gjitha akuzat në lidhje me shpërthimet e 15 prillit, ku u vranë tre njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.Ndërkohë kryebashkiaku i Bostonit Thomas Menino tha se revista e kishte nxjerrë 19- vjeçarin si një njeri me famë për vrasjet dhe dëmet që bëri. Mesazhi është konceptuar keq tha Menino . Edhe në rrjetet sociale komentet mbi revistën kanë qënë të ashpra. Më shumë se 15.000 komente janë postuar në faqen e Facebook të Rolling Stone.Mbi 19-vjeçarin rendojnë 30 akuza ndërsa prokurorët po hezitojnë nëse duhet të kërkojnë apo jo dënimin me vdekje për të dyshuarin. Tre persona kanë vdekur dhe mbi 260 të tjerë janë lënduar gjatë maratonës së Bostonit më 16 prill të këtij viti. Vëllai i Tsarnaevit i cili dyshohet se ka bërë planifikimet për këtë sulm, Tamerlan është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.