Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për 23 dhjetor në orën 10:00, ku do të shqyrtohet padi e tij për masën e sigurimit.

Beqaj përballet me drejtësinë për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Paralelisht, ai është i pandehur nga SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Evropian gjatë kohës që drejtonte Agjencinë SASPAC.

Hetimet për këtë të fundit vijojnë dhe pritet të përcaktojnë nëse do të ketë zgjerim të përgjegjësive penale

Dosja e Sterilizimit është ndarë më 28 maj, ku 8 të pandehurit do të gjykohen me gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt, i cili do të gjykohet në procedurë të zakonshme. Kjo i jep të tjerëve përfitimin e uljes së një të tretës së dënimit nëse shpallen fajtorë.

Beqaj ka kundërshtuar akuzat dhe ka kërkuar qartësi për formulimin e tyre, duke kërkuar nga SPAK dhe gjykata të merret në konsideratë një vendim të vitit 2017 të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e procedimit penal ndaj tij, të cilin e konsideron provë pafajësie.

Ai theksoi se ky vendim nuk iu vu në dispozicion nga SPAK, por më pas e siguroi përmes Kuvendit.

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir