''Historia e Ushtarit''/ Andrea: Është një vepër e vështirë, hera e dytë që vihet në Shqipëri

Aktorja, Ema Andrea e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se shfaqja ‘’Historia e Ushtarit’’ është një vepër e vështirë dhe që do kurajo.

Andrea: ‘Historia e ushtarit’ në fakt mori vëmendje mediatike këtë radhë dhe mua më pëlqeu.

Është hera e dytë që vihet në Shqipëri.

Sërish me Florian Vlashin ne kemi vënë më shumë se 10 vjet më parë.

Ka qenë një festival në Durrës, e organizonte vetë Floriani dhe më ftuan me një orkestër spanjolle.

Është një vepër e vështirë në të gjithë instrumentat e saj.

Në përgjithësi do kurajo këtë e kam të dëgjuar nga profesionistët e muzikës.