EMRI+VIDEO/ Shiste dr*gë në zona të ndryshme të Lushnjës, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës.

I riu i identifikuar si Marko Xhafa shpërndante kokainë në doza në zona të ndryshme të këtij qyteti.

Lënda narkotike e gjetur gjatë kontrollit fizik u sekuestrua si provë materiale.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike të forta, në doza, në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin M. Xh.,32 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.