VIDEO/ Mjegulla "pushton" Gjirokastrën, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 09:04
Në orët e mëngjesit të sotëm, një mjegull e dendur ka përfshirë qytetin e Gjirokastrës dhe zonën përreth, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Autoritetet kanë njoftuar se vizibiliteti është i ulët dhe udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit.
Shërbimi i Policisë Rrugore rekomandon përdorimin e dritave të mjegullës dhe mbajtjen e distancës së sigurisë ndërmjet mjeteve.
Po ashtu, drejtuesve të mjeteve iu sugjerohet të evitohen shpejtësitë e larta.
Në këtë periudhë, pritet që mjegulla të mbetet e pranishme edhe për disa orë, ndaj ata që udhëtojnë në këtë segment rrugor duhet të jenë të përgatitur për kushte të pasigurta.
