Çepani: Tashmë kemi një korpus të plotë të teksteve shkollore të periudhës komuniste

Pedagogia he studiuesja Anila Çepani, njëherësh autore e studimit “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (1978–1985)”, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për rezultatet dhe rëndësinë e këtij kërkimi shkencor.

Studimi, që hedh dritë mbi mënyrën se si librat e gjuhës dhe leximit gjatë komunizmit u përdorën për të përçuar ideologjinë politike të kohës, është bazuar mbi një punë të gjerë dokumentimi dhe analize të materialeve shkollore të periudhës.

“Tashmë kemi një korpus të plotë të teksteve shkollore të gjuhës dhe të leximit të asaj kohe, i cili mund të shfrytëzohet për studime të mëtejshme,” u shpreh Çepani.

Ky fond i pasur materialesh, sipas saj, i jep mundësi studiuesve të analizojnë jo vetëm përmbajtjen mësimore, por edhe ndikimin që ka pasur ideologjia në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të asaj periudhe.