Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina, njëri prej shoferëve "ia fut vrapit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 18:40
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy mjete: një Volkswagen dhe një Mercedes Benz.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar.
Sipas policisë rrugore, mjeti tip Mercedes Benz, që udhëtonte nga Lushnja drejt Beratit, ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur Volkswagen-in.
Pas përplasjes, ‘Benz-i’ ka përfunduar në trafikndarësen e hekurt, ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
