Skënderi tregon se si është reflektuar ideologjia në tekstet shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës

Pedagogia Elsa Skënderi, autore e studimit “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (1978–1985)”, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli më gjerësisht rreth punës kërkimore që qëndron pas kësaj monografie.

Në fjalën e saj, Skënderi shpjegoi se studimi është rezultat i një pune të gjatë kërkimore, e cila përfshin analizën e teksteve shkollore të periudhës komuniste në Shqipëri, por edhe një krahasim me tekstet që përdorej në Kosovë në të njëjtën periudhë.

“Kemi mbledhur materiale edhe në Kosovë dhe kemi pasur idenë e krahasimit të dy teksteve, për të parë se si shfaqej ideologjia në Kosovë – që atëherë ishte pjesë e ish-Jugosllavisë – dhe në Shqipëri,” tha Skënderi.

Sipas saj, qëllimi i këtij krahasimi ishte të kuptohej më mirë mënyra se si ideologjia e kohës reflektohej në sistemet arsimore të dy realiteteve politike të ndryshme, duke analizuar përmbajtjen, mesazhet dhe qasjen e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë.