Pedagogia Elsa Skënderi na tregon se si mësohej gjuha dhe letërsia në Shqipërinë e viteve ’80
Pedagogia Elsa Skënderi ka folur më shumë rreth monografinë me titull “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (1978–1985)”.
E ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, Skënderi theksoi se kjo vepër është rezultat i një pune kërkimore që ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe vjen si pjesë e një studimi më të gjerë me të njëjtin titull.
“Kjo monografi është produkt i një pune kërkimore mbi dyvjeçare dhe lidhet ngushtë me interesat e mia akademike për mënyrën se si ideologjia është reflektuar në tekstet shkollore gjatë periudhës komuniste,” u shpreh ajo.
Pedagogia shtoi se projekti është zhvilluar edhe në bashkëpunim me një studente, e cila është angazhuar posaçërisht me analizën e teksteve shkollore.
Monografia sjell një qasje të re kritike për mënyrën se si ideologjia politike e kohës është pasqyruar në sistemin arsimor dhe në përmbajtjen e librave të gjuhës e letërsisë në Shqipëri gjatë viteve 1978–1985.
