"Në BE në 2030-n"/ Rama në samitin e Zgjerimit: Puna e SPAK, shembull se lufta ndaj korrupsionit nuk sheh kush është në qeveri apo opozitë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë virtualisht në Euroneës EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit në Euroneës, një moment i rëndësishëm dialogu BE – vendet e Ballkanit Perendimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
Rama foli për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke u ndalur te veprimtaria e SPAK, e cila sipas tij “ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë”.
“Shqipëria po bën diçka unike në gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar në Shqipëri dhe për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shumë përtej sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit, diçka që askush në rajon nuk e ka bërë. Kjo është për të thënë që e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur vjen te lufta ndaj korrupsionit”, tha Rama.
NË BE NË 2023-n
Në një lidhje online me Samitin e Zgjerimit të BE-së, Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke e cilësuar vendin si “kombin më euro-optimist në botë”.
“Një afat që vjen si rezultat i një përllogaritjeje shumë të thjeshtë. Së bashku me komisionin në konsensus kemi rënë dakord mbi një kalendar shumë ambicioz por i bëshëm detyrash shtëpie për të mbyllur anëtarësimin. Pastaj koha mesatare që kemi vlerësuar kur vjen për ratifikimin e parlamentit është 2 vjet. Kështu parashikohet që Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së në 2030.
Por nuk jemi kundër të jemi atje dhe më shpejt. Kur bëhet fjalë për rajonin do bija dakord, gjithsecili ka rrugëtimin e vet dhe të përmbushë detyrat e veta të shtëpisë. Ka karakteristika të ndryshme në rajon. Ka vende të ndryshme. Kur vjen fjala te ne e them me zë të lartë jemi kombi më euro optimist në botë, apo ashtu siç do thoshte Donald Trump, në tokë.”
Veprimtaria e plotë të SPAK ka krijuar praktikisht për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruara pa parë në të majtë apo djathtë pavarësisht se kush është në qeveri apo kush është në opozitë.
Pranojmë partneritete, ndihmë, por nuk pranojmë leksion kur vjen fjala për luftën kundër korrupsionit. Djella ka të bëjë me luftën sistemore, luftën përmes modernizimit. Brenda 2027 synojmë sistemin e plotë të IA të prokurimeve digjitale.” –tha Rama.

