Rritet buxheti për drejtësinë në vitin 2026, kush janë institucionet që do të marrin më shumë para

Sa i përket institucioneve të drejtësisë, thuajse të gjitha kanë një buxhet më të lartë.

Rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro.

Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar.

Rritje të vogël kanë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, ILD dhe KPA do të marrin më pak para.