Ushtria izraelite: Armëpushimi është rikthyer, numri i të vdekurve nga sulmet e natës në Gaza arrin në 104

Pas sulmeve izraelite të cilat lanë 104 viktima, përfshirë këtu 46 fëmijë, ushtria izraelite ditën e sotme deklaron se armëpushimi në Gaza është rikthyer.

Këto sulme janë konsideruar si më vdekjeprurëset që nga fillimi i armëpushimit ë 10 tetor.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet i kishte urdhëruar ai pasi e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit. Sipas këtyre akuzave, thuhet se grupi islamik supozohej të kthente pengjet, sipas marrëveshjes por mendohet që ata të kenë kthyer mbetje të pengjeve të rikuperuara më parë gjatë luftës.

Situata u tensionua akoma më shumë pasi pati të shtëna dhe vrasje të një ushtari izraelit gjatë një shkëmbimi në Rafah.

Në mbrojtje të këtyre sulmeve ka dalë presidenti SHBA-së, Donald Trump, duke deklaruar se veprimet e Izraelit janë të justifikuar në kryerjen e sulmeve, pasi Hamas ka sjellë vonesa në shkëmbimin e pengjeve.