Bordi i kroçeres harroi të moshuarën në ishull, gjendet e pajetë 80-vjeçarja në ishullin austrialian
Autoritetet australiane janë duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje 80-vjeçare, e cila u braktis në një ishull tropikal në Koralet e Mëdha nga një anije turistike.
Trupi i viktimë është gjetur ditën e diel në ishullin Lizard pranë bregdetit të Queensland, për të cilën policia e ka cilësuar vdekjen e saj si “të papritur dhe jo të dyshimtë.”
Pasagjerja e ndjerë ishte nisur së fundmi në një udhetime me anije rreth Australisë në bordin e anijes Coral Adventurer, nga ku më pas u raportua e zhdukur rreth orës 21:00, thonë autoritetet lokale.
Para zhdukjes së 80-vjeçares, kroçerja ka ndaluar në ishullin Lizard si pjesë e itinerarit të udhëtimit.
Mediat austrialiane raportojnë se e moshuara është shkëputur nga bashkëshorti i saj gjatë shëtitje në ishull.
Tragjedia është duke u hetuar, përfshirë dhe rrethanat se pse pasagjerja e moshuar mund të jetë harruar nga bordi pas largimit nga ishulli.