25 shtete padisin Administratën “Trump”/ Kundërshtohet vendimi për të ndërprerë programin SNAP që ushqen mbi 40 milionë amerikanë

Një padi e gjerë kundër administratës Trump ka përfshirë gjysmën e shteteve amerikane, që kërkojnë përdorimin e fondit emergjent për programin SNAP. Qeveria federale refuzon të ndërhyjë, ndërsa miliona qytetarë rrezikojnë të mbeten pa ndihmë ushqimore

Administrata Trump po përballet me një padi nga 25 shtetet federale për heqjen e fondit emergjent prej 6 miliardë dollarësh për programin e ndihmës ushqimore SNAP i cili prek mbi 40 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta.

Sipas departamentit të Bujqësisë USDA i cili mbikqyr programin tha se për shkak të mbylljes së qeverisë  fondet kanë shteruar dhe se do të përfundojnë në nëntor ndërsa rezervohen për emergjenca të tilla si fatkeqësitë natyrore.

Padia argumenton  se mos përdorimi i këtyre fondeve do të ishte e paligjshme dhe do të privonte miliona amerikanë nga mundësia për të blerë ushqime.

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se ndërprerja e e përfitimeve të SNAP mund të shkaktojë pasiguri ushqimore kequshqyerje dhe uri vecanërisht tek fëmijët duke shkaktuar probleme shëndetësore.

Ndërkohë disa shtete kanë premtuar të përdorin fondet e tyre për të mbuluar mungesat por qeveria federale ka paralajmëruar se këto shpenzime nuk do të rimbursohen. Një familje me 4 anëtarë merr mesatarisht 715 dollarë në mauj për ushqime.

Qendra ushqimore bamirësie dhe ndihmat shtetërore janë duke u organizuar për të mbuluar boshllëqet që priten.

Në përgjigje të padisë, USDA fajësoi demokratët për shterimin e fondeve dhe tha se duhet të vendosin nëse duan të “mbështesin krahun e majtë të partisë apo të rihapin qeverinë në mënyrë që nënat, foshnjat dhe më të prekshmit midis nesh të mund të marrin në kohë ndihmat ushqimore.

Mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 28 duke u bërë mbyllja e dytë më e gjatë në histori. Demokratët dhe republikanët vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin për mungesën e një  marrëveshjeje ndërsa afati i fondeve emergjente për SNAP afrohet.