Uragani “Melissa” godet Kubën dhe Xhamajkën, raportohet për një foshnje të pajetë

 

Uragani “Melissa” ka goditur Kubën këtë të mërkurë me një stuhi që sipas ekspertëve i përket Kategorisë së dytë, duke e bërë këtë një nga uraganet më të forta të Atlantikut të regjistruara ndonjëherë.

Ndërkaq është raportuar në Xhamajka, se një anije ka dalë në breg ditën e djeshme për shkak të erërave maksimale prej 295km/h.

Gjithashtu mësohet se ka ndodhur dëmtime në perëndim të ishullit, duke përfshirë këtu një stacion radioje lokal.

Ky uragan nga ana tjetër ka prekur provincat Granma, Sasntiago de Cuba, Guantanamo, Holguin dhe Las Tunas të Kubës.

Ecuria e “Melissa”  tashmë ka arritur në 70 km ne veriperëndim të Guantanoms, Kubë dhe 335 km në jug të Bahamas qendrore.

Autoritetet kanë thënë se rreth 735,000 njerëz mbetën në strehë në Kubën lindore.

“Melissa” është shkaktare për shtatë vdekje në Karaibe, përfshirë tre në Xhamajka, tre në Haiti dhe një në Republikën Dominikane, ku një person tjetër mbetet i zhdukur, mes tyre dhe një foshnje.