Bënte veprime të dyshimta dhe iu gjet një sasi lënde narkotike, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

 Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Ai është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike. 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Kiel të Gjermanisë.

Sipas burimeve, pas kontrollit fzik, shqiptarit iu gjetet një dozë kokaine. I riu u pikas nga policia gjermane, pasi po bënte lëvizje të dyshimta në rrugë. Autoritetet gjermane po hetojnë rastin deri në një vendim final ndaj të arrestuarit.