Makina aksidenton çiftin e bashkëshortëve në aksin rrugor Korçë-Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 10:15
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit, pasi një mjet përplasi një motor, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh.
Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, policia në vendngjarje.
