Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama niset drejt Britanisë së Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 09:27
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.
Këtë vit, ndryshe nga edicionet e kaluara, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të nënshkruajnë marrëveshje të reja, por pritet të miratohen deklarata të përbashkëta që synojnë forcimin e tregut rajonal dhe sektorit të energjisë.
Britania e Madhe, si vendi mikpritës, pritet të vërë theks të veçantë te bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimit të migrimit.
