Zgjedhjet në Vlorë/ Berisha: Ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim

Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se për zgjedhjet në bashkinë e Vlorës, PD do mbështesë kandidatin që ka deklaruar se do të mbështesë.

Berisha: Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në.

Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD.

Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim.

Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidatin kallp.

Edhe ai nuk ka thënë se, është kandidat i PD.

Ai ka thënë jam i pavarur.

I pavarur, tjetër problem.