30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok materniteti

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë si shok materniteti.

Në hapjen e Konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama deklaroi se Komisioni i Venecias lindi si një fëmijë i Evropës së ribashkuar, ndërsa demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëpritur.

"Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990.

Komisioni i Venecias si një fëmijë i Evropës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njësuar me parimet demokracisë, dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa hapur shtegun e saj.

Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e saj edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998.

Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar," tha Rama.