Ballauri: Nuk e njoh fare Zegjinenë, duket groteske, pyes veten si ka zënë vend në Parlament

Në “Drejt” nga Luan Rama, Elsa Ballauri, organizata “Grupi i të drejtave të njeriut” tha se nuk e njeh Zegjinenë, por nëse është ashtu si tregohet atëherë është një fatkeqësi.

Ballauri: Nuk e njoh fare Zegjinenë, sepse kam dyshuar se do të ma tregojnë ata që e flasin në këto terma shumë groteske, pyes veten se si ka zënë vend në parlament! Nëse është kështu është një fatkeqësi sepse është një gjë shumë serioze, pasi ky person qenka një persona pa karrierë dhe pa lidhje me ato që janë bërë në politikë. Nuk ka një investim për gratë dhe zgjidhet në parlament sepse ka bërë bujë në parlament. Është një fatkeqësi dhe një ofendim.