Xhixho nxjerr VIDEON: Shumë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të mbeten pa ujë për orë të tëra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 09:09
Deputetja njëherësh dhe Zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon mungesën e ujit të çezmat e shtëpive të kryeqytetit.
Përmes një video-postimi të publikuar në rrjetet sociale Xhixho thekson se shumë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të mbeten pa ujë për orë të tëra.
“Ndërkohë që flitet për Pasaportën Europiane, qytetarët e Tiranës po përballen me një problem jetësor: mungesën e ujit.
Shumë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të mbeten pa ujë për orë të tëra”, shprehet deputetja Erisa Xhixho.
