VIDEO/ Vijon operacioni anti-"Tok e xanun", nuk ndalet lirimi i hapësirave publike

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Non Stop”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

VIDEO/ Vijon operacioni anti-"Tok e xanun", nuk ndalet lirimi i

Deri sot në këtë portal janë raportuar 13 857 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 348 raste, ndërsa 3 509 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.