Qumështi i rrugës/ Deçolli: Nëse gjendet shifra të larta bakteresh ai duhet refuzuar, nuk ka vaj palme

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Drita Deçolli, inxhiniere e lartë dhe teknologe tha se nëse gjendet një shifër e lartë e heterobaktereve në qumësht, ai duhet refuzuar nga fabrika.

Deçolli: Fakti që heterobakteret dalin të larta tregon se ka probleme me ujin dhe me llojin u ushqimit që përdorin kafshët, kryesisht silazhet. Me këtë përqindje uji nuk duhej pranuar në fabrikë, sepse ato bëjnë një kontrollon të parametrave fizikë dhe kimikë të qumështit.

Ky lloj qumështi do të ishte referuar dhe të ishte këshilluar fermeri, deri sa të vinte në kërkesat e caktuara nga fabrika. Ndërkohë vaji i palmës sipas këtyre të dhënave nuk rezulton të jetë prezent, pavarësisht asaj fushatës në rrjete sociale që është bërë.