“Themeli i lirisë së Kosovës“, Presidenti Begaj përshëndet tubimin pro UÇK-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 17:41
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti tubimin pro UÇK-së që u mbajt në Tiranë, pasditen e së premtes. Me anë të një postimi në “X”, Kreu i Shtetit thekson se “UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës”.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, lexohet në postimin e Presidentit Bajram Begaj.