Tubimi pro UÇK-së në Tiranë/ Bajraktari: Ndjesi e veçantë, luftëtarët janë duke u përballur me akuza të padrejta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 18:56
Avokati Ardian Bajraktari tha se është një ndjesi e veçantë protesta në Tiranë pranë shtatorët së Skënderbeut pro luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.
Bajraktari: Është një ndjesi e veçantë protesta në Tiranë pranë shtatorët së Skënderbeut. Është për t’i përshëndetur të gjithë ata që ishin këtu dhe ishte një protestë madhështore dhe dërguam një mesazh të qartë se luftëtarët e UÇK-së janë duke u përballur me një proces të padrejtë. Me shumë dëshmitarë deri më tani janë hedhur poshtë akuzat.