“Udhëheqësit e UÇK-së nuk janë kriminelë”- Ish-prefekti i Tiranës: Ngremë zërin për simbolet e lirisë dhe qëndresës shqiptare
Ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi mbajti fjalën e tij sot në protestën e veteranëve të UÇK-së në sheshin Skënderbej për të kërkuar liri për 4 ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen të burgosur në Hagë.
Keçi thekson se Tirana ka qenë mikpritëse e familjave nga Kosova që u detyran të largohen nga trojet e tyre prej gjenocidit serb. Sakaq, shtoi se lufta e UÇK-së është për liri dhe ekzistencë dhe është simbol i qëndresës shqiptare.
Ruzhdi Keçi: Sot jemi mbledhur në Tiranë në këtë qytet që ka gjithnjë zemra e Kombit për të nderuar luftën e drejtë të UÇK. Për të nderuar gjakun e dëshmorëve. Tirana ka qenë djep i mikpritjes dhe bashkimit kombëtar. Ky qytet i ka hapur zemrën çdo shqiptari nga çdo trevë. Qytetarët e saj pritën mijëra kosovarë që u larguan nga shtëpitë e tyre prej gjenocidit serb. Në ato ditë Tirana tregoi se është kryeqyteti i shqiptarëve.
Nga kjo tokë morën pushkën dhe luftuan në vijën e parë të frontit. Midis tyre është dëshmor Skerdilajd Llagami që luftoi me nder në radhët e UÇK dhe UÇ në Maqedoni, ku ra heroikisht për lirinë ne kombit. Emri i tij do kujtohet si shembull i guximit. Nuk mund të mos ngremë zërin për udhëheqin e UÇK që mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës. Nuk janë kriminel, por simbolet e lirisë dhe qëndresës shqiptare. UÇK nuk ishte organizatë kriminale, luftoi për ekzistencë, liri. Shqiptarët janë një në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Kauza e UÇK është kauza e kombit. Liri dhe drejtësi për udhëheqësit e UÇK.
