Mjek i përkushtuar dhe intelektual i rrallë/ Ndërron jetë kirurgu i njohur, Ahmet Hoxhallari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 19:27
Këtë të premte u nda nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari. Hoxhallari ishte një ndër kirurgët e njohur të spitalit të Korçës, që shërbeu si mjek prej shumë dekadash.
Lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta u bënga miq e të njohur të Hoxhallarit. Hoxhallari ishte një nga ish-drejtuesit e Spitalit të Korçës.
Hoxhallari u njoh jo vetëm si një mjek i përkushtuar e që u ka shpëtuar jetën mijëra njerëzve, por edhe si një njeri fisnik dhe intelektual. Për punën e tij si kirurg dhe devotshmërinë si qytetar, Hoxhallari mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Korçës.