Jurisprudenca shqiptare merr jehonë ndërkombëtare - Semiramis Hoxholli, gjyqtarja që po bëhet ikonë drejtesie në Europë!

Ora News ka raportuar edhe më herët mbi një vendimmarrje të guximshme dhe të drejtë, në lidhje me një çështje që kishte të bënte me zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Pas një procedure përkatëse dhe korrekte, anëtari më i ri është Asim Vokshi, i cili pritet të bëjë betimin.

Ora News ka raportuar më parë edhe për një vendimmarrje të plotë, me vendim gjyqësor të bashkëngjitur, që lidhej me një ankim të kandidates humbëse, znj. Naureda Llagami, e cila kishte gabuar në adresimin juridiksional dhe kompetencial të kërkesave të saj.

Sot sjellim një lajm pozitiv: vendimi i gjyqtares Semiramis Hoxholli është trajtuar si rast studimor në një universitet ndërkombëtar – CEU në Vjenë. Sigurisht, ka qenë një leksion i zakonshëm, por me një pritje të jashtëzakonshme nga audienca. Së pari, sepse vendimi ka dalë prej pak kohësh; dhe së dyti, sepse shumë janë kuriozë të kuptojnë se si Shqipëria ka arritur të krijojë një pavarësi të vërtetë në sistemin e saj gjyqësor, pavarësi që shpesh është vënë në dyshim.