Qytetarët me pankarta në protestën e Tiranës: Gjykata Speciale është EULEX II
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 16:57
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po vazhdon grumbullimi i qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë për krime gjatë luftës.
Në mesin e pankartave të shumta që po mbajnë qytetarët pjesëmarrës të protestës, e cila do të nisë në ora 17:00, është edhe “Gjykata Speciale është EULEX II Padrejtësi e re në emër të drejtësisë së dështuar dy dekada”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në Hagë tashmë e pesë vjet. Protesta të ngjashme më herët janë mbajtur sivjet edhe në muajin gusht në Prishtinë dhe në muajin shtator në Hagë.
