Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët nga Kosova mbërrijnë në 'Sheshin Skënderbej': O Hashim ti ku je krejt krejt studentët këtu i ke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 16:08
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen që tani në sheshin “Skëndërbej” për protestën që mbahet në në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së të paraburgosur në Hagë. Siç shihet edhe në pamje me pankarda në duar studentët nga Kosova, janë bërë pjesë e kësaj proteste në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Tiranë.
"Faleminderit Shqipëri. O Hashim ti ku je krejt krejt studentët këtu i ke", brohorasin studentët nga Kosova.
Qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së kanë ardhur nga Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës me moton “Liria ka emër” që organizohet nga veteranët e UÇK-së. Protesta pritet të nisë në orën 17.00.
