Protesta për UÇK/ Sheshi ‘Skëndërbej’ fillon të mbushet me protestues, qytetarët: Të lirohen luftëtarët

Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga protesta për UÇK-në, sheshi ‘Skëndërbej’ ka filluar të mbushet nga protestuesit.

Me flamuj të UÇK-së, në duar, protestuesit janë mbledhur në shesh, teksa nuk kanë munguar as fotot para bustit të ‘Skëndërbeut’.

Protesta pritet të nisë deri në orën 17:00, teksa raportohet për pjesëmarrje të madhe në tubimin e sotëm.

''Thirrja jonë për gjykatën Speciale është ti lirojnë bijtë e shqiptarëisë, përndryshe ne i llogarisim Evropën armik të shqiptarëve.

Tani po dihet se gjykata në Hagë është një gjykatë e krijuar për të dënuar UÇK.

Dëshira jonë është më liru luftëtarët e lirisë, Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin'', thanë disa nga protestuesit.