Ndryshime në polici/ Dhimitraq Ziu emërohet drejtor i Sigurisë Publike

Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike.

Ziu me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në përfundim të procesit të konkurrimit u shpall fitues dhe mori gradën Drejtues i Lartë.

Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është transferuar dhe emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.