Sherr i madh në Durrës, disa persona përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 10:24
Tre persona janë konfliktuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit në një pikë karburanti.
Gjatë konfliktit, njëri prej personave, i cili ka qenë i armatosur, ka përdorur qytën e pistoletës për të goditur personin tjetër
Te dëmtuarit janë dërguar ne spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë qe policia ka qene pranë vendngjarjes dhe ka ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin e personave të përfshirë.
Policia po vijon hetimet ndërsa burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive banale.
