''Presioni nuk ishte aq i madh sa në Beograd'', Shtrepi: Djemtë e Kombëtares meritojnë respekt për rezultatin

Ish-futbollisti, Josel Shtrepi i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se djemtë e Kombëtares meritojnë respekt pas fitores ndaj Serbisë.

Shtrepi: Do ta cilësoja që realisht ata djem meritojnë respekt.

Meritojnë të admirohen për rezultatin që dhanë.

Por mendoj se bënë atë që duhej të bënin.

Kushtet e kundërshtarit ishin në favor.

Nuk mendoj se ishte ai presion aq i madh sa Beogradi.

Beogradi ka tjetër presion.

Respekt për kundërshtarin që na lejoi që ne të shfaqnim veten në futboll.

Më bëhet shumë qejfi që më në fund që ne tregojmë që jemi të barabartë me këdo.

Ne përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar dhe nuk i trembemi.