Suksesi i Kombëtares Shqiptare në Serbi/ Zyberaj: Ndeshja më emocionuese dhe më e bukur që kam parë

Gazetarja, Anila Zyberaj e ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë ishte ndeshja më emocionuese dhe më e bukur.

Zyberaj: Një ndeshje e jashtëzakonshme.

Do e cilësoj më emocionuesja dhe më e bukura që kisha parë ndonjëherë.

Do mbetet gjatë në memorien e secilit prej nesh.

Na duhej patjetër goli dhe më vjen mirë që erdhi pikërisht nga Rey Manaj, një djalë që u kryqëzua shumë për një penallti.