Fitorja e Kombëtares Kuqezi/ Myrtaj: Shqipëria ngriti dronin e dytë në Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 21:36
Gazetari, Isuf Myrtaj i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria ngriti dronin e dytë në Serbi duke iu referuar fitores së Kombëtares Kuqezi ndaj Serbisë.
Myrtaj: Unë e kam konsideruar që në momentin që përfundoi takimi, Shqipëria ngriti dronin e dytë në Serbi.
Çka do të thotë ai flamuri autokton i ngritur nga Ballist Morina i cili dje ndoqi ndeshjen nga Prizreni, ajo hartë gjigande e Shqipërisë së Madhe u ngrit sërish dje.
Nëse nuk u ngrit në mënyrë të vërtetë, u ngrit në mënyrë virtuale dhe merita i shkon atyre 11 djemve që zbritën në fushë por edhe ata që u futën në terrenin e lojës.
Një fitore me përmasa globale për një vend si Shqipëria ndaj një rivali histork që është Serbia.
