Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë/ Ruço: Na kanë bërë krenar, i treguam botës se kush jemi

Trajner futbolli, Edmond Ruço i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se kombëtarja na ka bërë krenar me fitoren ndaj Serbisë.

Ruço: Na kanë bërë krenar.

Një super kartolinë për të gjithë botën.

I treguam botës se kush jemi.

Që dimë të luajmë futboll dhe që dimë edhe të fitojmë.

Dimë të kalojmë edhe ato pritshmëritë të këqija që ishin para ndeshjes, jo presioni e jo marrëdhëniet politike.

Sporti i shuan të gjitha.