VIDEO/ Ja si u festua fitorja e Shqipërisë nga shqiptarët në Boston
Nga Flamur Vezaj, SHBA
Fitorja e kombëtares shqiptare në Serbi, ka entuziasmuar anembanë botës të gjithë Shqiptarët, të cilët për të ndjekur emocionet e kësaj ndeshje historike ishin organizuar së bashku në lokale dhe banesa private.
Në qytetin e Bostonit, ku janë vendosur me banim mjaft Shqiptarë, Kosovarë dhe Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, loja është ndjekur me shumë emocion.
Siç shihet dhe në këtë video, një pjesë e komunitetit shqiptar që është vendosur në Boston, duket i akomoduar në një lokal të zonës dhe emocionet dhe brohoritjet shpërthejnë sapo Rei Manaj, shënon golin historik për Kombëtaren Shqiptare, duke sjellë një fitore të merituar por dhe 3 pikët mjaft në vlefshme në këtë fazë.
“…o sa mirë me qënë Shqiptar oooeeee…”- ishin thirjen në kor të gjithë të pranishmëve, ndërsa festa për fitoren e merituar të kombëtares Shqiptare, vijoi deri në orët e mëngjesit. Më poshtë ndiqni videon emocionuese të shqiptarëve në Boston.
