Kualifikueset e Botërorit/ Holandë spektakolare, Ishujt Faroe mundin Çekinë, fitore edhe për Skocinë
Holanda ka bërë një tjetër hap të madh drejt Botërorit 2026 duke shkatërruar Finlandën me rezultatin 4-0 në Amsterdam.
Golin e parë e shënoi Malen në minutën e 8-të, pasuar nga Van Dijk (17’), ndërsa Memphis Depay (38’) vulosi pjesën e parë me një penallti të realizuar saktë.
Në fund, Gakpo (84’) kompletoi pokerin që e ngjiti “Tulipanët” në 16 pikë, duke forcuar kryesimin në Grupin G.
Në Grupin C, Skocia vazhdon garën për kualifikim direkt, pasi mposhti Bjellorusinë 2-1 në “Hampden Park”.
Ché Adams (15’) dhe Scott McTominay (84’) ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa rrjeta e Kuchko-s në minutën e 96-të shërbeu vetëm për statistikë.
Sfidë surprizë në Grupin L, ku Ishujt Faroe fituan 2-1 ndaj Republikës Çeke, duke arritur fitoren e tretë radhazi.
Hero i ndeshjes u bë Martin Agnarsson, që shënoi vetëm një minutë pasi hyri në lojë.
Në Grupin H, Qipro fitoi bindshëm 4-0 ndaj San Marinos, me golat e Loizou, Andreou, Kastanos (nga penalltia) dhe Kakoullis.
